“Të kalojmë në veprime të forta”, Korreshi: Duhet ngujim në Parlament apo grevë urie

“Të kalojmë në veprime të forta”, Korreshi: Duhet ngujim në Parlament apo grevë urie

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, deklaron se opozita duhet të kalojë në forma më të forta reagimi ndaj qeverisë, nëse mazhoranca tenton të miratojë reformën territoriale. I ftuar në emisionin “Ditari i Fundjavës” me Denisa Pashollin në A2CNN, Korreshi u shpreh se, sipas tij, një prej alternativave mund të jetë ngujimi i deputetëve në Parlament, apo greva e urisë. Korreshi vuri në dukje se ka mbajtur një qëndrim të ashpër që në nisje të legjislaturës, duke kujtuar se kishte kërkuar ngujimin në Kuvend si formë proteste. Sipas tij, reforma territoriale do të ndikojë te 15 bashki dhe te ofrimi i shërbimeve për qytetarët. Ai e akuzoi mazhorancën se ndryshimet bëhen për efekt elektoral. “Unë kam qenë i linjës së ashpër që në fillim, që...