“Të ishte parandaluar”- Ish-presidenti Meta akuza GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë: Konflikt i stisur dhe arbitraritet që i shërben vetëm lojërave politike

“Të ishte parandaluar”- Ish-presidenti Meta akuza GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë: Konflikt i stisur dhe arbitraritet që i shërben vetëm lojërave politike

Nga paraburgimi, ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për përplasjen mes GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke e cilësuar situatën si një konflikt që po sjell shtyrjen dhe anulimin e dhjetëra seancave gjyqësore. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Meta ngre shqetësimin për zvarritjen e proceseve dhe pasojat që, sipas tij, kjo përplasje ka për të drejtën e mbrojtjes dhe besimin e qytetarëve te drejtësia. Reagimi i Ilir Metës: “Konflikti absurd midis GJKKO Shkallë e Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka sjellë anulimin dhe shtyrjen e gjykimit për dhjetëra çështje vetëm pranë GJKKO të Shkallës së Parë. Kjo situatë absurde e paralajmëruar që në fund të korrikut duhej të ishte parandaluar me kohë si përmes dialogut, por edhe...