”Të identifikohen policët”, Avokati i Popullit kërkon pamjet nga protesta: Të miturve iu shkelën të drejtat

”Të identifikohen policët”, Avokati i Popullit kërkon pamjet nga protesta: Të miturve iu shkelën të drejtat

Avokati i Popullit ka publikuar gjetjet e monitorimit të kryer në komisariatet e policisë, duke evidentuar problematika që lidhen me trajtimin e personave të shoqëruar dhe të arrestuar, kushtet e qëndrimit dhe respektimin e të drejtave të tyre. Një nga shqetësimet e ngritura lidhet me mungesën e numrave identifikues për efektivët që kryejnë arrestimet, si dhe për automjetet policore të përdorura gjatë operacioneve. Gjithashtu, është kërkuar ruajtja e pamjeve filmike për të ndihmuar në vijimin e hetimeve, si dhe dokumentimi i rasteve të mundshme të dhunës dhe trajtimit të personave të ndaluar. Gjatë monitorimit janë konstatuar edhe problematika në kushtet e mbajtjes, ku të miturit rezultojnë të qëndrojnë në të njëjtat ambiente me të rriturit. Po ashtu, është evidentuar mbipopullimi në disa prej ambienteve të...