LAJMET E FUNDIT
  1. Katër rekordmenë, cilët do të jenë klubet me më shumë lojtarë në Kupën e Botës

    Katër rekordmenë, cilët do të jenë klubet me më shumë lojtarë në Kupën e Botës

    Barcelona do të jetë një nga katër klubet me përfaqësimin më të madh në Kupën e Botës. Pas afrimit të Anthony Gordon, katalanasit kanë arritur në kuotën e 16 lojtarëve të grumbulluar nga kombëtaret respektive, duke u barazuar me Arsenal, Bayern Munich dhe Manchester City. Barcelona do të ketë bërthamën e kombëtares së Spanjës në […]

  2. Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

    Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

    Irani ende nuk i është përgjigjur një marrëveshjeje përfundimtare të propozuar me SHBA-në, që synon t’i japë fund konfliktit. Kështu, siç raportojnë mediat botërore, ka thënë një burim pranë ekipit negociator iranian për agjencinë shtetërore të lajmeve Mehr. Burimi shtoi se në Teheran po zhvillohen diskutime mbi tekstin përfundimtar të marrëveshjes. Ata shtuan se Irani […]

  3. ‘Agjenci e re për të mbuluar vjedhjen e milionave’, Kele: AKSHI grabitja më e madhe që i është bërë Shqipërisë

    ‘Agjenci e re për të mbuluar vjedhjen e milionave’, Kele: AKSHI grabitja më e madhe që i është bërë Shqipërisë

    Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme se institucionet teknologjike përbëjnë një “histori suksesi”, lëvizjet e fundit tregojnë një realitet krejt tjetër. Krijimi i një strukture të re të quajtur “Albanian Digital Solution” duket se është, sipas Denisa Keles, Drejtuese Departamenti i Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale në PD që ishte e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri […]

  4. Trump dhe Kuba / Nga deklaratat për “çlirim” te tensionet e reja dhe historia e gjatë e përplasjes Uashington-Havana

    Trump dhe Kuba / Nga deklaratat për “çlirim” te tensionet e reja dhe historia e gjatë e përplasjes Uashington-Havana

    Donald Trump ka deklaruar së fundmi se Shtetet e Bashkuara mund ta “çlirojnë Kubën”, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhëniet e tensionuara mes Uashingtonit dhe Havanës. Deklaratat e tij janë shoqëruar me diskutime të reja mbi politikën amerikane ndaj ishullit dhe rolin e SHBA-së në rajonin e Karaibeve. Sipas raportimeve, administrata amerikane po shqyrton […]

  5. Krim brenda familjes në SHBA/ Gjashtë persona humbin jetën pas të shtënave me armë, mes tyre edhe autori 52-vjeçar

    Krim brenda familjes në SHBA/ Gjashtë persona humbin jetën pas të shtënave me armë, mes tyre edhe autori 52-vjeçar

    Gjashtë persona kanë humbur jetën në SHBA pas një serie të shtënash që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një konflikteve brenda familjes.  Sipas Departamentit të Policisë së Muscatine, autori i dyshuar, 52-vjeçari Ryan Willis McFarland, u gjet i vdekur pas një plage të vetëshkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa sipas raportimeve lokale hetuesit […]

  6. Aksident në fshatin e Kaninës/ Përplasen dy makina, një nga drejtuesit në gjendje të rëndë

    Aksident në fshatin e Kaninës/ Përplasen dy makina, një nga drejtuesit në gjendje të rëndë

    Aksident në zonën e fshatit te Kaninës, përplasen dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur në gjendje të rëndë. Mjeti tip ‘Ford’ me drejtues shtetasin Z. H 33 vjeç është përplasur me makinën tip ‘Volkswagen’ me drejtues shtetasin V. K, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Vlorë me […]

  7. Misteri i vdekjeve të shkencëtarëve në SHBA vazhdon, një punonjëse laboratori u gjet e vdekur një vit pas zhdukjes së saj

    Misteri i vdekjeve të shkencëtarëve në SHBA vazhdon, një punonjëse laboratori u gjet e vdekur një vit pas zhdukjes së saj

    Misteri që rrethon një sërë vdekjesh dhe zhdukjesh të shkencëtarëve, studiuesve dhe drejtuesve të lidhur me programet amerikane të teknologjisë bërthamore, hapësinore dhe të mbrojtjes është shtuar pas zbulimit të trupit të Melissa Cassia, një punonjëse në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos në New Mexico. 54-vjeçarja, e cila punonte në administratë, ishte raportuar e zhdukur […]

  8. Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 skuadra finaliste prezantojnë projektet, Rama: Koha për transformim

    Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 skuadra finaliste prezantojnë projektet, Rama: Koha për transformim

    Këtë të martë, më 2 qershor, po zhvillohet Konkursi Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, ku pesë skuadra finaliste do të prezantojnë përpara jurisë projekt-idetë e tyre arkitekturore për transformimin e një prej objekteve më të rëndësishme publike në vend. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, […]

  9. “Je çmendur plotësisht”, përplasje e ashpër mes Trump dhe Netanyahu, presidenti i SHBA-së: Po të mos isha unë, do ishe në burg

    “Je çmendur plotësisht”, përplasje e ashpër mes Trump dhe Netanyahu, presidenti i SHBA-së: Po të mos isha unë, do ishe në burg

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka pasur një përplasje të ashpër verbale me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate të zhvilluar të hënën, lidhur me përshkallëzimin e operacioneve ushtarake izraelite në Liban. Sipas një raportimi të Axios, që citon dy zyrtarë amerikanë, Trump e quajti Netanyahun “të çmendur” dhe e akuzoi për mungesë mirënjohjeje, […]

  10. Rikonstruksioni i Pallatit të Kongreseve, Rama: Është koha për transformim

    Rikonstruksioni i Pallatit të Kongreseve, Rama: Është koha për transformim

    Pesë studio ndërkombëtare arkitekturore prezantojnë sot projektet pretendetente për të marrë përsipër rikonstruksionin e Pallatit të Kongreseve. Kryeministri Edi Rama në fjalën hapëse të konkursit, tha se qëllimi final është që kjo ndërtesë madhështore që mbart vlera historike për vendin, të integrohet me kohën, teknologjinë, cilësinë, por gjithmonë duke ruajtur identitetin e saj. “Falënderoj studiot pjesëmarrëse. Ka […]

  11. Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 studio arkitekturore prezantojnë projektet

    Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 studio arkitekturore prezantojnë projektet

    Konkursi Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve ka hyrë sot në fazën përfundimtare, ku pesë skuadrat finaliste po prezantojnë përpara jurisë ndërkombëtare projekt-idetë e tyre arkitekturore për transformimin e një prej hapësirave më simbolike të kryeqytetit. I pranishëm në nisjen e prezantimeve, Kryeministri Rama theksoi se ka ardhur koha për një transformim tërësor të […]

  12. 250 milionë lekë kompensim për karburantin/ Transporti publik, afat për aplikimet deri më 1 Gusht

    250 milionë lekë kompensim për karburantin/ Transporti publik, afat për aplikimet deri më 1 Gusht

    Shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës përfitojnë kompensim financiar në masën 50 lekë për litër karburanti për konsumet e realizuara gjatë periudhës mars-maj 2026. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se masa zbatohet në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe synon të mbështesë operatorët e transportit publik në përballimin e […]

  13. Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë/ Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji në sektorin bujqësor

    Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë/ Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji në sektorin bujqësor

    Shqipëria do të marrë eksperiencën Izraelit për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë. Ky është dhe qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit i firmosur nga pala shqiptare dhe ajo izrealite. Sipas ambasadores së Izraelit, Galit Peleg, vendi ynë ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ofruar pasi ka produkte organike me cilësie të lartë dhe […]

  14. Pas protestave për Zvërnecin, Rama: Po Shqipëria, pse të mos ketë Costa Navarinon e saj?

    Pas protestave për Zvërnecin, Rama: Po Shqipëria, pse të mos ketë Costa Navarinon e saj?

    Mëngjesin e kësaj të marte, më 2 qershor, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një reagim sa i takon çështjes së Zvërnecit, për të cilën ditën e djeshme u protestua për të dytën ditë radhazi në kryeqytet. Kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook pamjet nga Costa Navarino në Greqi, duke thënë se edhe […]

  15. Shëndetësia nuk gjen qetësi, ikën Anxhela Paparizo, drejtimin e QSUT e merr Rudina Degjoni e Spitalit Memorial të…

    Shëndetësia nuk gjen qetësi, ikën Anxhela Paparizo, drejtimin e QSUT e merr Rudina Degjoni e Spitalit Memorial të…

    Akoma pa bërë një vit, Ministrja e  Shëndetësisë, Evis Sala ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e QSUT, Anxhela Paparizo. Në vend të saj është emëruar Rudina Degjoni, e cila së fundmi mbante postin e drejtoreshës së Spitalit Memorial të Fierit. Përmes një njoftimi, QSUT bëri të ditur se Degjoni është prezantuar sot para stafit si […]

  16. Mbi 26 mijë maturantë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, mesazhi i Kumbaros: Mos e humbni besimin

    Mbi 26 mijë maturantë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, mesazhi i Kumbaros: Mos e humbni besimin

    Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore 2026, atij të Gjuhës së Huaj. Procesi do të vijojë më 9 qershor me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje. Me këtë rast, ministrja e […]

  17. Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore/ Mbi 26 mijë maturantë do të zhvillojnë testin e Gjuhës së Huaj

    Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore/ Mbi 26 mijë maturantë do të zhvillojnë testin e Gjuhës së Huaj

    Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do të vijojë më 9 qershor me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje.Në këtë ditë […]

  18. BBC: Trump dëshiron që lufta të përfundojë, por Irani nuk do të tërhiqet

    BBC: Trump dëshiron që lufta të përfundojë, por Irani nuk do të tërhiqet

    Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme ushtarake në Gjirin Persik, Shtetet e Bashkuara dhe Irani po përpiqen të ruajnë armëpushimin e shpallur më 8 prill, ndërsa vazhdojnë negociatat e ndërmjetësuara nga Pakistani, Katari dhe vende të tjera rajonale. Megjithëse luftimet janë pezulluar, të dyja palët mbeten në gatishmëri të lartë. Uashingtoni vazhdon të mbajë forca të konsiderueshme […]

  19. Aksident i rëndë në Lushnje/ ‘Benz’-i përplaset me bordurën e rrethrrotullimit, ndërron jetë 43-vjeçari

    Aksident i rëndë në Lushnje/ ‘Benz’-i përplaset me bordurën e rrethrrotullimit, ndërron jetë 43-vjeçari

    Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43-vjeçari Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e ‘Plasmasit’. Mjeti tip Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka […]

  20. Zgjedhjet e reja për Këshillin e Sigurimit të OKB, Gjermania kërkon një vend

    Zgjedhjet e reja për Këshillin e Sigurimit të OKB, Gjermania kërkon një vend

    Më 3 qershor është momenti. Atëherë, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të zgjidhet një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Ky këshill është organi më i fuqishëm i OKB-së. Sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, ai mban “përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare”. Vendimet e këshillit janë detyruese […]

  21. 26 milionë euro humbje nga Pavard dhe Asllani. Rikthehen nga huazimet, por nuk kanë vend tek Interi

    26 milionë euro humbje nga Pavard dhe Asllani. Rikthehen nga huazimet, por nuk kanë vend tek Interi

    2 Qershor 2026 8:48 Alfred Lleshi Dyert e Interit do të hapen vetëm përkohësisht për Benjamin Pavard dhe Kristjan Asllani. Përvojat e tyre në huazim te Marseille dhe Beşiktaş kanë përfunduar pa aktivizimin e klauzolave të blerjes nga klubet respektive. Kështu, drejtuesit zikaltër humbasin të ardhura të mundshme prej rreth 26 milionë eurosh në total, […]

  22. “Raúl drejtor sportiv, edhe trajnerin e kam zgjedhur tashmë”. Ja premtimet e Riquelme për Real Madridin

    “Raúl drejtor sportiv, edhe trajnerin e kam zgjedhur tashmë”. Ja premtimet e Riquelme për Real Madridin

    2 Qershor 2026 8:53 Alfred Lleshi Enrique Riquelme ka zbuluar një nga emrat kryesorë të projektit të tij për presidencën e Real Madridit gjatë një interviste për “El Larguero” në “Cadena SER”. Ai deklaroi se, nëse zgjidhet president dhe pason Florentino Pérezin, drejtori sportiv i klubit do të jetë legjenda e madrilenëve, Raúl González Blanco. […]

  23. Dy rrugët që mund të ndjekë “revolucioni” te Milani. Nga drejtuesit te trajneri, emrat në lojë

    Dy rrugët që mund të ndjekë “revolucioni” te Milani. Nga drejtuesit te trajneri, emrat në lojë

    Ibrahimović dhe Cardinale po punojnë për të rindërtuar strukturën teknike të Milanit pas largimeve të Igli Tares, Geoffrey Moncadës, Giorgio Furlanit dhe Massimiliano Allegrit në fund të sezonit. Në klub po diskutohen dy drejtime të ndryshme për të ardhmen, veçanërisht sa i përket pankinës. Opsioni i parë, i mbështetur nga Ibrahimović, parashikon emërimin e Ramon […]

  24. Barcelona dhe tri klube të tjera dominojnë Botërorin për numrin e lojtarëve përfaqësues

    Barcelona dhe tri klube të tjera dominojnë Botërorin për numrin e lojtarëve përfaqësues

    Barcelona do të jetë klubi i 5 ligave më të mëdha evropiane me numrin më të madh të lojtarëve të thirrur në Botërorin 2026. Pas konfirmimit të transferimit të anglezit Anthony Gordon nga Newcastle, gjithsej 16 futbollistë të klubit katalanas do të marrin pjesë në turneun që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me kombëtaret […]

  25. Lufta në Iran, Trump: Marrëveshja mund të arrihet gjatë javës së ardhshme

    Lufta në Iran, Trump: Marrëveshja mund të arrihet gjatë javës së ardhshme

    Marrëveshja me Iranin për zgjatjen e armëpushimit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit mund të arrihet gjatë javës së ardhshme. Kështu deklaroi Donald Trump në një intervistë për ABC News, duke theksuar se një marrëveshje paqeje mund të jetë më e mirë se një fitore ushtarake. “Duket se gjithçka po shkon mirë,” tha Trump për ABC News […]