Të enjten do të votohet “Territorialja”, Berisha thërret protestë: Më e fuqishmja kombëtare që ka njohur vendi!

Të enjten do të votohet “Territorialja”, Berisha thërret protestë: Më e fuqishmja kombëtare që ka njohur vendi!

sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se më 8 tetor, ditën kur në Kuvend do të diskutohet reforma territoriale, do të zhvillohet protestë. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Berisha ftoi qytetarët që t'i bashkohen në atë të cilin kryedemokrati e quajti 'protesta më e fuqishme kombëtare që ka njohur vendi'. “Të dashur miq, mirupafshim javën e ardhshme dhe njëherë ndjesë për vonesën. Ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi ditën e diskutimit në Parlament të reformës territoriale. Faleminderit”, shprehet Berisha. Më herët, kryedemokrati Sali Berisha mblodhi aleatët e tij politikë ku u diskutuan strategjinë që opozita do të ndjekë në rast se reforma territoriale dhe ajo zgjedhore miratohen pa konsensusin e opozitës....