‘Të dëgjojmë qytetarët’/ ‘Territorialja’ përplas opozitën me socialistët Nuk shkrihen bashkitë si gjalp
Debati për reformën administrativo-territoriale ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Ligjeve, ku në qendër të diskutimeve ishte mënyra se si po konsultohet projektligji me bashkitë. Deputetët e Partisë Demokratike ngritën shqetësime për procesin e konsultimit, duke pretenduar se disa bashki nuk kanë marrë në kohë dokumentacionin përkatës. Sipas tyre, kjo po pengon shqyrtimin e nismës së propozuar nga opozita. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, solli si shembull Bashkinë e Durrësit, duke deklaruar se dokumentacioni nuk kishte mbërritur përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak. “Durrësi nuk e ka marrë. Sot ka mbledhje të përcaktuar të Këshillit Bashkiak dhe nuk i ka mbërritur. Kështu ka ndodhur edhe në bashki të tjera me shumë mundësi. Ky është një sabotim”, deklaroi Bylykbashi. Edhe deputeti demokrat Saimir...
Burimi:
gijotina.com