Te Bayern ka shqetësim për Musiala: Nuk e dimë nëse ai do të kthehet ndonjëherë në gjendjen e mëparshme
Te Bayern Munich po shtohet shqetësimi lidhur me gjendjen e Jamal Musiala. Talenti gjerman, i cili është përballur me probleme shëndetësore që kanë kufizuar disponueshmërinë e tij, është rikthyer në stërvitje me skuadrën dhe mund të jetë sërish i gatshëm pas ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve. Megjithatë, Uli Hoeness, presidenti i nderit i klubit bavarez, ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e një rikuperimi të plotë. komentet e tij theksojnë pasigurinë që rrethon të ardhmen e mesfushorit, në shkurt të vitit 2025, nënshkroi një zgjatje të kontratës deri në vitin 2030, me një pagë prej 25 milionë eurosh në sezon. “Ai ndodhet në një situatë të ndërlikuar: vuan nga një gjendje që nuk shërohet lehtë, ndonëse mund të menaxhohet deri diku me medikamente. Megjithatë, nuk e...
Burimi:
telesport.al