Taylor Swift bëhet anëtarja më e re e Hall of Fame të kantautorëve në Nashville

Taylor Swift bëhet anëtarja më e re e Hall of Fame të kantautorëve në Nashville

Këngëtarja amerikane Taylor Swift është bërë anëtarja më e re në historinë e Hall of Fame të Kantautorëve të Nashville-it, pasi u nderua të hënën me këtë vlerësim në moshën 36-vjeçare, për kontributin e saj në muzikë dhe në artin e shkrimit të këngëve. Ceremonia u mbajt në Music City Center, ku Swift u prezantua nga këngëtari Brad Paisley, me të cilin kishte ndarë skenën gjatë turneve të hershme, ndërsa këngëtarja Lainey Wilson interpretoi një version të veçantë të hitit të saj “Love Story”. Gjatë fjalimit, Swift u kthye te fillimet e karrierës së saj në Nashville, qyteti ku nisi të zhvillonte talentin si kantautore që në adoleshencë. Ajo kujtoi se kishte nënshkruar kontratën e parë me Sony Publishing në moshën 14-vjeçare dhe se ishte...