“Tani çdo kriminel do të lirohet, se s’ka avokat”- Kryemadhi flet pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Metës: U shpërdorua e drejta jonë për t’u mbrojtur

“Tani çdo kriminel do të lirohet, se s’ka avokat”- Kryemadhi flet pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Metës: U shpërdorua e drejta jonë për t’u mbrojtur

Ditën e sotme është shtyrë gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku shkak është bërë mungesa e avokatëve të ish-presidentit, të cilët po zbatojnë bojkotin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Monika Kryemadhi dha një deklaratë për mediat jashtë SPAK, ku u shpreh se është e revoltuar nga kjo, pasi ishte e gatshme që të mbrohej. Sipas saj, nuk mund të penalizosh zotin Meta për bojkotin e avokatëve dhe shtoi se është shpërdoruar e drejta e tyre për t’u mbrojtur. “Në rastin konkret qoftë nga unë qoftë nga Meta është shpërdoruar e drejta jonë nga institucionet e drejtësisë për tu mbrojtur. Përdorimi i shtyrjes iu bë për të pezulluar masat e zotit Meta për dy javë”, tha Kryemadhi. Sipas saj, bojkoti i avokatëve po përdoret...