Taktikë e re gjeopolitike, Trump sugjeron tarifa 200% mbi Ukrainën dhe Rusinë: Kushtëzim për të arritur paqen!
Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi se vendosja e tarifave doganore prej 200% mbi importet nga Ukraina dhe Rusia mund të detyronte teorikisht të dyja vendet të arrijnë një marrëveshje paqeje, por shprehu skepticizëm se kjo masë do të funksiononte për shkak të volumit të ulët të tregtisë dypalëshe. Duke folur gjatë një mitingu zgjedhor në Florida, Trump pretendoi se administrata e tij kishte ndalur më parë konflikte ndërkombëtare duke kërcënuar me tarifa ndëshkuese tregtare, para se të vinte në dyshim nëse leverage-i tregtar mund të ndryshonte trajektoren e luftës mes Moskës dhe Kievit. “Ne i dhamë fund pesë luftërave falë tarifave. Unë thashë: ‘Nëse vazhdoni të luftoni, do t’ju vendosim tarifë 200%,’ dhe ata ndaluan. Duhet ta bëjmë menjëherë me Ukrainën dhe Rusinë. Nuk e...
Burimi:
javanews.al