Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave
Ashtu siç kishin paralajmëruar, shoferët e taksive kanë dalë në protestë ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Sindikata e Transportit Taksi ka deklaruar se shkak për protestën është bërë mungesa e reagimit nga institucionet për kërkesat e përsëritura të tyre lidhur me problematikat e sektorit. Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Punonjësve të Transportit të Shqipërisë, Gëzim Karanxha, renditi disa nga arsyet që i kanë çuar taksistët drejt protestës. Ai përmendi numrin e lartë të licencave, cilësinë e karburanteve, taksat e larta dhe mungesën e vendqëndrimeve për taksitë. Mes kërkesave kryesore të taksistëve janë: Respektimi i tarifave të taksimetrit dhe përcaktimi i kritereve për personat që ushtrojnë këtë shërbim. Targat, pulla e Bashkisë dhe licenca të jenë në pronësi të personit që...
Burimi:
gijotina.com