Taksia përplaset me autobusin në Lezhë – Shkodër, plagosen tre persona

Taksia përplaset me autobusin në Lezhë – Shkodër, plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit, ku një taksi është përplasur me një autobus që transportonte mësues. Për pasojë, kanë mbetur të lënduara dy gra dhe një vajzë, të cilat janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur në momentin kur autobusi me mësues po dilte në superstradë, dhe është goditur nga taksia që po lëvizte në këtë aks rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.