Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Pronarët e automjeteve elektrike do të paguajnë nga viti 2027 një taksë vjetore fikse prej 15 mijë lekësh, ndërsa për motomjetet elektrike taksa do të jetë 1 mijë lekë. Masa parashikohet në projektligjin për ndryshimet në skemën e taksimit vjetor të mjeteve, me qëllim përfshirjen e automjeteve elektrike në bazën e taksapaguesve. Sipas projektligjit, taksa prej 15 mijë lekësh do të zbatohet për autoveturat elektrike, mjetet e kategorive të tjera të përcaktuara në projektligj dhe autobusët elektrikë. Ndërsa motomjetet elektrike do të paguajnë 1 mijë lekë në vit. Ndryshe nga automjetet me karburant, për të cilat taksa llogaritet në bazë të cilindratës, vjetërsisë dhe llojit të karburantit, për mjetet elektrike parashikohet një detyrim fiks vjetor. Sipas përllogaritjeve të projektligjit, kjo masë pritet të sjellë rreth...