Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

Kryeministri Rama njoftoi së fundmi se shumë shpejt do të ketë taksim ekstra për shtëpitë bosh. Rama argumentoi se rritja e shpejtë ekonomike dhe shtimi i kostove të jetesës krijojnë diferenca sociale që kërkojnë ndërhyrje përmes politikave fiskale. Sipas tij, një nga masat që po shqyrtohet është vendosja e një takse më të lartë për pronarët që blejnë apartamente dhe i mbajnë ato bosh, duke mos i nxjerrë në tregun e qirave. “Një super taksë prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh, duke refuzuar t’i japin me qira. Është e drejta e tyre, por duhet të paguajnë njësoj siç po bëjnë në disa vende të tjera të Europës që po përballen me koston e rritur të apartamenteve”, u shpreh kryeministri. Përherë ka ekzistuar...