Takohen dy gangsterët e Ballkanit

Takohen dy gangsterët e Ballkanit

Nga Sali Berisha/ Miq, dje në Budva u takua patroni dhe argati: Vuçiçi dhe Rama! Ata kanë të përbashkët: Antishqiptarizmin: Të dy urrejnë për vdekje shqiptarët. Armiqësinë ndaj Kosovës: Të dy janë armiq të egër të pavarësisë së Kosovës dhe bënë projektin për ndarjen e saj! Armiqësinë me studentët: Të dy janë armiqtë më të egër të studentëve në Evropë. Lidhjet me krimin: Të dy janë politikanët me lidhjet më të ngushta me krimin në Evropë, patroni me bandën e Belivukut, që grinte të rinjtë në mulli mishi e i kthente në sallam, kurse argati me Hysajt, kartelin Sinaloa dhe kartele të tjera. Komunikimet e koduara: Të dy kanë në përdorim nga tre telefona Sky ECC të koduar për komunikime të pista. Shtetin e drogës,...