Takimi Zelensky-Vuçiç në Ukrainë, presidentët dakord për vijimin e dialogut

Takimi Zelensky-Vuçiç në Ukrainë, presidentët dakord për vijimin e dialogut

Volodymyr Zelensky dhe Aleksandër Vuçiç UKRAINË- Dialogu dypalësh mes Ukrainës dhe Serbisë do të vijojë, këtë e bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një postimi në X, pas takimit me homologun serb Aleksandar Vuçiç në kuadër të samitit të parë të 'Tetëshes së Karpateve'. Në qendër të bisedimeve ishte integrimi evropian i dy vendeve, situata e krijuar nga lufta në Ukrainë dhe marrëveshjet e diskutuara gjatë vizitës së Zelenskyt në Beograd rreth një muaj më parë. “Diskutuam në detaje për integrimin evropian të Ukrainës dhe Serbisë, si dhe për situatën lidhur me sulmet ruse. Do ta vazhdojmë dialogun tonë dypalësh”, tha Zelensky. Takimi mes dy presidentëve u zhvillua në një format të ri të krijuar me synimin për të nxitur bashkëpunimin në fushat...