Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se një takim mes tre liderëve do të kishte kuptim vetëm nëse do të shërbente për formalizimin e marrëveshjeve të arritura më herët. Sipas Peskov, nuk do të kishte kuptim që një takim i tillë të përdorej për diskutime të reja mbi detajet e marrëveshjeve, pasi, sipas tij, Kievi nuk është i gatshëm të angazhohet për një zgjidhje të qëndrueshme. Qëndrimi i Moskës vjen në një moment kur po shtohen përpjekjet diplomatike për të rikthyer Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e negociatave, me administratën amerikane që kërkon një rrugë drejt përfundimit të konfliktit. Ndërkohë, Rusia ka paralajmëruar edhe për një përshkallëzim të mundshëm në terren. Sipas zyrtarëve të lartë të Kremlinit, të cituar nga agjencia ruse TASS, Moska po...