Takimi sekret në Argjentinë, mediat uruguaiane: DEA paralajmëron përparimin e mafies shqiptare në rajon!

Takimi sekret në Argjentinë, mediat uruguaiane: DEA paralajmëron përparimin e mafies shqiptare në rajon!

Përfaqësues të Administratës Amerikane për Kontrollin e Drogave (DEA) janë takuar në fillim të gushtit me autoritetet policore të rajonit në Buenos Aires në lidhje me zgjerimin e mafies shqiptare në kontinent. Sipas mediave uruguaiane, autoritetet kanë evidentuar gjatë muajve të fundit hyrje të shtetasve shqiptarë në vend, ndërsa shumica e tyre dyshohet se kanë udhëtuar për arsye turistike. Megjithatë, autoritetet uruguaiane kanë theksuar se këto lëvizje po monitorohen për shkak të konsiderimit të shtetësisë shqiptare si me rrezik, pasi dyshohet se mund të jenë të lidhur me ndonjë grup kriminal në Uruguai. Takimi në Buenos Aires, sipas raportimeve, lidhet me përpjekjet e autoriteteve rajonale për të identifikuar dhe monitoruar aktivitetet e mundshme të organizatave kriminale ndërkombëtare. “Në fillim të muajit gusht, përfaqësues të Administratës...