Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas takimit me një delegacion të nivelit të lartë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të kryesuar nga kongresmeni Vern Buchanan, Kryetar i Partneritetit për Demokraci të Dhomës së Përfaqësuesve. Vokshi, mori pjesë në takim së bashku me deputetin Klevis Balliu, bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te demokracia, siguria dhe e ardhmja euroatlantike e Shqipërisë. Sipas saj, gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat që lidhen me ndikimin e huaj, krimin e organizuar, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve. Deputetja e PD-së thotë se me delegacionin amerikan u ndanë gjithashtu shqetësimet lidhur me standardet zgjedhore dhe nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme. Reagimi i deputetes së PD, Albana Vokshi: Pata kënaqësinë që, së bashku...