Takimi i përjavshëm i “Pranisë Besnike”, Rama publikon pamjet: Ju uroj një fundjavë të mbarë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa momente nga takimi i përjavshëm i “Pranisë Besnike”, që mbahet çdo të premte në orën 17:00 në të gjithë territorin e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga takimi, ndërsa u ka uruar ndjekësve një fundjavë të mbarë. “Mirëmëngjes dhe me momente nga takimi i përjavshëm mbi ecurinë e Pranisë Besnike, e cila vijoi edhe këtë të premte në krejt territorin e vendit në 17:00, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Burimi:
kohajone.com