Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe takimi që ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi me të në ambientet e burgut, u diskutuan në Komisionin për Çështjet e Brendshme. Gjatë raportimit, Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, u pyet nga opozita për rrethanat e transferimit të Veliajt, vizitën e ministrit dhe nëse këto veprime janë objekt verifikimi. Në përgjigjen e saj, Sadleva Bodo deklaroi se dokumentacioni për transferimet është i klasifikuar dhe se për marrjen e informacionit duhet të ndiqet procedura përmes një kërkese zyrtare. “Të premten firmosa 93 urdhra transferimi, kompetencë e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Me përgjegjësi të plotë ju them se urdhri i transferimit është klasifikuar, futet në kategorinë e akteve të klasifikuara me...