Takim me drejtuesit e Policisë Elbasan, Hita kërkon kontrolle të shtuara pranë shkollave
Siguria në shkolla, lufta kundër kriminalitetit dhe reagimi ndaj shqetësimeve të qytetarëve ishin në qendër të takimeve që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi me drejtuesit e strukturave të Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës. Gjatë mbledhjeve, Hita kërkoi angazhim maksimal nga strukturat policore për parandalimin e veprave penale, trajtimin në kohë të konflikteve dhe ndjekjen e çdo denoncimi të bërë nga qytetarët. Ai theksoi gjithashtu nevojën për intensifikimin e goditjes ndaj personave që mbajnë armë pa leje apo merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë në institucionet arsimore. Drejtori i Policisë kërkoi bashkëpunim të ngushtë mes uniformave blu dhe oficerëve të sigurisë në shkolla, me qëllim...
Burimi:
kohajone.com