Tabaku takon përfaqësues të OKB-së, në fokus shqetësimi për dhunën policore ndaj protestuesve

Tabaku takon përfaqësues të OKB-së, në fokus shqetësimi për dhunën policore ndaj protestuesve

Kryetarja e Komisionit të Drejtave të Njeriut dhe Medias paraqiti shqetësimet nga vizitat në komisariate dhe në Bllokun e Sigurisë, me fokus të miturit, personat me aftësi të kufizuara dhe përdorimin e forcës. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti shqetësimet për dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe për trajtimin e qytetarëve në komisariate në një takim me përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)  Në qendër të diskutimit ishin përdorimi i tepruar i forcës, shoqërimet në polici dhe respektimi i të drejtave të të miturve e të personave me aftësi të kufizuara. Tabaku paraqiti shqetësimet pas vizitave në bllokun e sigurisë për ditë me radhë gjatë protestave të studentëve ku ajo dhe kolegët e PD-së kanë konstatuar drejtpërdrejt gjatë vizitave, ku kanë takuar protestues të arrestuar....