Tabaku: Sot paguajmë më shtrenjtë gjithçka! Regjimi i Ramës i e ka kapur për fyti ekonominë

Tabaku: Sot paguajmë më shtrenjtë gjithçka! Regjimi i Ramës i e ka kapur për fyti ekonominë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në ekonominë familjare dhe bizneset. Sipas Tabakut, shtrenjtimi i karburantit reflektohet në çdo hallkë të ekonomisë, duke rritur kostot e transportit, çmimet e produkteve bujqësore dhe shpenzimet e bizneseve. “Çmimi i karburantit është arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve. Sot të gjithë paguajmë më shtrenjtë, nga transporti i fëmijëve te produkti në fermën e fermerit dhe te çdo biznes që rrit çmimet për shkak të kostos së karburantit”, deklaroi deputetja demokrate. Një tjetër problem, sipas saj, është përqendrimi i tregut dhe fakti që kompani të caktuara kontrollojnë disa hallka të zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit. Në...