Tabaku: Shporta e familjeve shqiptare nuk mbushet me propagandën dhe mashtrimet e Ramës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se Paketa Fiskale 2027 e prezantuar nga qeveria do të shtojë kostot për biznesin e vogël dhe pasigurinë për familjet shqiptare. Në videon e saj “Këndi i Fundjavës”, ajo kundërshtoi uljen e propozuar të pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë dhe rritjen e normës standarde në 21%. Sipas Tabakut, përfshirja në skemë e bizneseve që sot janë jashtë saj do t’i vendosë sipërmarrësit përpara zgjedhjeve të vështira: të rrisin çmimet, të pranojnë më pak të ardhura ose të rrezikojnë mbylljen. Ajo paralajmëroi edhe shtim të informalitetit dhe copëzim artificial të aktiviteteve për të qëndruar nën pragun e ri. Deputetja theksoi se pas çdo biznesi të vogël qëndrojnë kursimet dhe puna e një familjeje. Xhiroja, argumentoi...
Burimi:
gijotina.com