Tabaku: Qytetarët e Tiranës pa ujë 24 orë, ndërsa kryeministri Rama u ofron ‘Pasqyra Albania’

Tabaku: Qytetarët e Tiranës pa ujë 24 orë, ndërsa kryeministri Rama u ofron ‘Pasqyra Albania’

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku, ka denoncuar kontrastin mes të ardhurave në rritje të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë dhe cilësisë së dobët të shërbimit që marrin qytetarët. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se asnjë prej rreth një milion banorëve të Tiranës nuk furnizohet me ujë 24 orë në ditë. Sipas saj, mesatarja e furnizimit në kryeqytet është vetëm 17 orë, ndërsa në zona të caktuara uji vjen për më pak se dy orë në ditë. “Sa prej jush e pinë ujin direkt nga rubineti? Shumë pak”, u shpreh deputetja demokrate, duke ngritur shqetësimin për cilësinë e ujit dhe mungesën e një shërbimi jetik, pavarësisht tarifave që paguajnë qytetarët. “Shërbim zero dhe taksa të larta”, deklaroi ajo,...