Tabaku ngre alarmin për pasuritë e sekuestruara: Si garantohet që mos përfundojnë përsëri te njerëzit e krimit?

Tabaku ngre alarmin për pasuritë e sekuestruara: Si garantohet që mos përfundojnë përsëri te njerëzit e krimit?

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar garanci konkrete nga qeveria për mënyrën se si do të administrohen pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, duke ngritur shqetësimin se asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale mund të përfundojnë sërish në duart e personave të lidhur me krimin. Gjatë diskutimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Tabaku ngriti një sërë pikëpyetjesh mbi projektligjin e qeverisë që synon zgjerimin e kompetencave të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Sipas saj, lufta kundër pastrimit të parave nuk mund të kufizohet vetëm te sekuestrimi apo centralizimi i administrimit të pasurive, por duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë kontrolli, transparencë dhe verifikim të pronarëve përfitues. “Pastrimi i parave është...