Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

Pastrimi i parave dhe hyrja e kapitalit me burim kriminal në ekonominë shqiptare po ndikojnë në konkurrencën mes bizneseve dhe tregun e pasurive të paluajtshme. Në “Këndin e Fundjavës”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku lidh pastrimin e parave me vështirësitë e biznesit, zhvlerësimin e euros dhe pamundësinë e të rinjve për të blerë një banesë. “Pas shqetësimit të ngritur në komisionet për buxhetin e paketën fiskale, për kostot, pasigurinë e taksat e larta, qëndron një sipërmarrje, biznes e një familje. Në anën tjetër është pastrimi i parave, kapitali që buron nga krimi e korrupsioni dhe merr pamjen e një investimi të ligjshëm. Biznesi që paguan taksat konkurron me kapitalin që kërkon të pastrohet”, shprehet ajo. Sipas Tabakut pastrimi i parave të pista ka ndikuar...