Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim
Nga Brukseli, deputetja e PD-së kërkon që integrimi të sjellë përfitime për bizneset, fermerët dhe familjet, duke e lidhur këtë me rritjen e prodhimit dhe ndryshimin e politikave ekonomike. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti nga Brukseli shqetësimin se dobësimi i prodhimit dhe mungesa e investimeve në produktivitet po pengojnë bizneset shqiptare të përfitojnë nga tregu europian. Sipas saj, integrimi ekonomik kërkon ndryshimin e politikave të taksave dhe mbështetje për sipërmarrjet që prodhojnë. Në një video të publikuar nga zyrat e Parlamentit Europian, gjatë vizitës ku po zhvillon bisedime me eurodeputetë dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Punëve të Jashtme (AFET), Tabaku kërkoi që procesi i integrimit të dalë nga zyrat burokratike dhe të lidhet me ekonominë reale. “Sipas Marrëveshjes...
Burimi:
gijotina.com