Tabaku: Mungesa e transparencës dhe konkurrencës po dëmton rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Tabaku: Mungesa e transparencës dhe konkurrencës po dëmton rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Deputetja demokrate paralajmëron se procedurat e ndjekura në tenderët publikë prekin drejtpërdrejt tre kapituj të negociatave, ndërsa cenojnë edhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një tjetër video në rrjetet sociale, ku analizon pasojat që, sipas saj, ka afera KAYO në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Tabaku argumenton se procedurat e ndjekura në sektorin e mbrojtjes dhe në tenderat publikë cenojnë parimet e transparencës, konkurrencës dhe shtetit ligjor, të cilat janë në themel të negociatave me Bashkimin Europian. Sipas saj, çështja KAYO nuk është një rast i izoluar, por shfaqje e mënyrës së funksionimit të sistemit të ngritur nga mazhoranca socialiste, me procedura të centralizuara, mungesë transparence dhe favorizim të një grupi të kufizuar kompanish. “Ky skandal prek themelet...