Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë se, përmes aktit normativ për tubimet dhe masave shoqëruese, po i jep policisë pushtet që cenon lirinë e protestës dhe kompetencat e gjykatave. Gjatë diskutimit në komision, deputetja e PD-së kundërshtoi kufizimet ndaj qytetarëve dhe vuri në pikëpyetje urgjencën për ndërhyrjen me akt normativ. Një nga kundërshtimet e saj lidhej me regjistrin elektronik të krijuar me vendim qeverie dhe mundësinë e refuzimit administrativ të daljes jashtë vendit edhe pa një masë sigurimi për ndalimin e largimit. Sipas Tabakut, ky mekanizëm cenon lirinë e lëvizjes dhe prezumimin e pafajësisë, duke i dhënë policisë rol që i takon gjykatës. kryeministria.al “Kush ia ka dhënë këtë të drejtë Policisë së Shtetit të ndalojë lirinë...