Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me kompaninë shtetërore KAYO dhe mënyrën e funksionimit të saj. Tabaku e cilësoi KAYO-n si “kumbarën e radhës të korrupsionit”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, por për vazhdimin e një modeli të nisur me inceneratorët, Korporatën e Investimeve, “rrugët e florinjta” dhe AKSHI-n. Sipas deputetes demokrate, ky model dëshmon kapjen e shtetit dhe krijimin e një sistemi të mbyllur, i cili dëmton njëkohësisht ekonominë e lirë dhe demokracinë. “Jashtë kontrollit të KLSH-së, por brenda kontrollit kryeministror. Jashtë garës së ekonomisë, por brenda tarafit të kryeministrit. Jashtë çdo transparence, por brenda rregullave që ka vendosur sistemi socialist”, u shpreh Tabaku. Ajo deklaroi se KAYO ka krijuar katër...
Burimi:
gijotina.com