Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), duke ngritur shqetësime për dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe për presionin e qeverisë ndaj mediave. Prezantimi u bë një ditë përpara mbledhjes së Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian (AFET), ku pritet të diskutohet për Shqipërinë. Tabaku e lidhi situatën në vend me pasojat për ekonominë, shtetin ligjor dhe procesin e integrimit europian. “Një sistem që godet ekonominë dhe shtetin ligjor, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar pengojnë integrimin europian dhe rrezikojnë të ardhmen e vendit”, u shpreh ajo. Lidhur me protestat, Tabaku ngriti shqetësimin për përdorimin e dhunës nga policia ndaj qytetarëve. Ajo kritikoi gjithashtu ligjin kundër tubimeve, të cilin e cilësoi...