Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë

Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar nismën e qeverisë për “pasqyrën digjitale” të çmimeve, duke argumentuar se ajo nuk adreson shkaqet që, sipas saj, kanë sjellë rritjen e kostos së jetesës në Shqipëri. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ngre pikëpyetje nëse çmimet e larta lidhen me mungesën e informacionit për konsumatorët apo me politikat ekonomike të ndjekura nga qeveria. “A janë sot çmimet e larta në Shqipëri sepse mungonte një polic digjital te dera e biznesit?”, shprehet Tabaku. Sipas deputetes së PD-së, barra fiskale është një nga faktorët kryesorë që ndikon në çmimet që paguajnë qytetarët. Ajo pretendon se rreth 60% e çmimit të karburantit përbëhet nga taksat, ndërsa për produkte bazë ushqimore, si orizi, sheqeri dhe mielli, aplikohet...