SYRI TV/ Zjarri në Fier, 15 banesa të djegura, dëmshpërblimi për fermerët në pikëpyetje
15 banesa janë djegur nga zjarri në Fier, sipas bilancit paraprak të bashkisë, ndërsa shumica prej tyre janë të pabanueshme. Ndërkohë, procesi i verifikimit të dëmeve në bujqësi nuk ka përfunduar, ku qindra hektarë me ullishte u shkrumbuan nga zjarri. Por procesi i dëmshpërblimit pritet të jetë i ngadaltë për shkak të burokracive të vendosura nga bashkia, duke i lënë fermerët të vetëm përballë fatkeqësisë natyrore. Fermerëve u kërkohen certifikata pronësie apo leje legalizimi për pronat. Vetë nënkryetari i Bashkisë Fier, Nusret Abdulaj, është shprehur se këto problematika pritet të vonojnë procesin e dëmshpërblimit. Gati një javë pas zjarrit masiv që përfshiu pesë fshatra të Fierit, bilanci i dëmeve vijon të rëndohet. Deri tani janë evidentuar 15 objekte të dëmtuara, shumica të pabanuara, ndërsa flakët...
Burimi:
syri.net