SYRI TV/ Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, 10 të shoqëruar! Dyshohet për vrasës me pagesë
Ka shkuar një dhjetë numri i personave që janë shoqëruar në Komisariatin e Mirditës për ekzekutimin mafioz të Viktor Bardhit brenda automjetit të tij në fshatin Ndërfushas shumë pranë qytetit të Rrëshenit. Pas dhënies së dëshmive, ata janë lënë të lirë, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar personat që mund të kenë dijeni apo lidhje me vrasjen. Mes të shoqëruarve ka pasur edhe pjesëtarë të fisit Reçi, teksa një ndër pistat kryesore mbetet ajo e gjakmarrjes, nga e cila tre vitet e fundit kanë humbur jetën 3 pjesëtarë të familjes Bardhi. I pari ndër to u ekzekutua Martin Bardhi, në shtator të 2023, një muaj pasi ishte liruar nga qelia për tentativë vrasje ndaj Sajmir Reçit. I dyti u ekzekutua në janar të 2025 në Vlorë,...
Burimi:
syri.net