SYRI TV/ ‘Skandali Kayo’, Ministria e Mbrojtjes sfidon SPAK, pagesë 900 mijë euro ditën që nisi hetimi penal
Ministria e Mbrojtjes ka sfiduar hapur Prokurorinë e Posaçme SPAK për skandalin “Kayo”. Në 9 shtator, në ditën kur prokurorët njoftuan se kanë nisur hetim për pagesat ndaj kompanisë së lidhur me mikun e kryeministrit, Ron Yeffet, Ministria e Mbrojtjes ka dorëzuar në llogaritë e saj plot 900 mijë euro. Të dhënat e Thesarit të Shtetit tregojnë se Reparti Ushtarak 4001, i njohur ndryshe si Komanda Mbështetëse, në varësinë e ministrit Ermal Nufi, ka kaluar në llogaritë e kompanisë publike Kayo shumën 88.4 milionë lekë të reja, me përshkrimin “blerje automjetesh të reja”, sipas një marrëveshjeje të datës 28 gusht 2026. Kjo transfertë është kryer saktësisht pak orë pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi publikisht se kishte hapur një hetim penal kryesisht për atë që konsiderohet...
Burimi:
syri.net