No Image Available

SYRI TV/ Pagat e magjistratëve, debate te Ekonomia, Rama justifikohet me rëndesën në buxhet

Komisioni i Ekonomisë miratoi me votat e mazhorancës ndryshimet që parashikojnë rritjen e pagave për magjistratët. Opozita votoi kundër, pasi projektligji erdhi në Kuvend pa faturë financiare, duke rrëzuar kështu edhe pretendimet e kryeministrit se vonesat dhe bllokimi i pagave erdhën si pasojë e rëndesës që sjell rritja e pagave të magjistratëve në buxhetin e shtetit. Megjithëse prej ditësh kryeministri Edi Rama e ka justifikuar vonesën e reflektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të magjistratëve me argumentin që gjyqtarët po caktojnë pagën e tyre, duke rënduar buxhetin e shtetit, fakti që projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve erdhi në Kuvend pa një faturë financiare, tregon se halli i shefit të qeverisë nuk kanë qenë paratë. Mungesa e një...