SYRI TV/ Lezhë/ Rritet tarifa e ushqimit për fëmijët, ushqimi në kopshte do kushtojë 220 lekë/ditë
Me kërkesën e kryebashkiakut Pjerin Ndreu, Këshilli Bashkiak i Lezhës ka vendosur rritjen e tarifës së ushqimit të fëmijëve në kopshtet publike. Opozita ka kundërshtuar rritjen e pagesës nga 170 në 220 lekë, teksa ka akuzuar kryebashkiakun për papërgjegjshmëri, duke argumentuar se pagesa shtesë rëndon buxhetin e familjeve.
Burimi:
syri.net