SYRI TV/ Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milion eurove pasuri
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimin pasuror dhe më 6 nëntor ka dërguar për gjykim procedimin penal ndaj Nikolin Gjolenës, Klevent Gjolenës dhe gjashtë personave të tjerë të lidhur me ta. Hetimi pasuror vjen në vijim të dosjes së trafikut ndërkombëtar të kokainës, që u zbulua përmes një laboratori në Frakull të Fierit në nëntor të vitit 2022. Në atë kohë, në një ngarkesë me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia, u zbuluan 485.5 kilogramë kokainë. Për këtë çështje, Nikolin Gjolena u dënua përfundimisht me 11 vite e 4 muaj burgim, vendim i lënë në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm në dhjetor 2024. Tashmë, në fokus të SPAK janë pasuritë e krijuara nga personat nën hetim dhe familjarët e tyre. Bëhet fjalë për 3 apartamente dhe 2...
Burimi:
syri.net