Surprizon superkompjuteri i Opta-s, ja kush është favorit për të fituar Champions-in
Vetëm pak orë përpara startit të sezonit të ri të Champions League, agjencia e të dhënave sportive Opta ka publikuar parashikimet e superkompjuterit të saj për skuadrat që kanë më shumë gjasa të triumfojnë në kompeticionin më prestigjioz për klube në Europë. Sipas modelit të Opta-s, Arsenal është skuadra favorite për të fituar trofeun e Champions League në sezonin 2026-2027. Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta vlerësohet me 20.9% shanse për të triumfuar në finalen e madhe. Në vendin e dytë renditet Bayern Munich, ku bavarezët që kanë 19.4% shanse për të ngritur trofeun. Diferenca mes dy skuadrave kryesuese është relativisht e vogël, duke e bërë garën për favoritët kryesorë mjaft interesante. Manchester City pozicionohet në vendin e tretë me 12.3% shanse për triumfin final....
Burimi:
vizionplus.tv