Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

Ashtu siç ishte parashikuar, pasditen e sotme, pjesa më e madhe e vendit tonë është prekur nga reshje shiu. Ndërsa raportohet se Vlora dhe Fushë-Kruja janë prekur nga zjarri, ku thuhet se flakët po përhapen të favorizuara nga era e fortë. Mësohet se vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Halilaj, është përfshirë mesditën e sotme nga flakët. Ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Sakaq thuhet se në vendngjarje kanë dalë menjëherë zjarrfikësit e Krujës të cilët po punojnë për izolimin total të flakëve. Ndërsa bëhet me dije se tymi i dendur është përhapur drejt Kamzës dhe Mamurrasit. Po ashtu, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mesditën e kësaj të diele varrezat e fshatit Babicë. Për shkak të erës së fortë raportohet se flakët janë përhapur me...