Surpriza/ Vrasja e Urim Fikut, policia veç pistoletës gjen në banesë dhe një Kallash e disa gëzhoja
Nga Elton Qyno - Syri.net/ Ka marrë një tjetër rrjedhë ngjarja e rëndë e vrasjes së 62-vjeçarit, Urim Fikut, në fshatin Godfi të Bulqizës. Detaje të reja janë zbuluar nga gazetari Elton Qyno, i cili ka mësuar se gjatë kontrollit të mëngjesit të sotën është gjetur një armë zjarri kallashnikov me disa plumba karikatori. Arma automatike është gjendur e fshehur në kasollen e banesës, dhe në folenë e fishekut kishte një plumb. Rikontrolli për armë është bërë pasi rreth banesës së viktimës, policia një ditë më parë kishte gjetur 3 gëzhoja automatiku, duke çuar në dyshimin se në vendin e krimit veç pistoletës ishte përdorur dhe një armë automatike. Gëzhojat tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe pritet që në ditët në vijim...
Burimi:
syri.net