Superministria e Ramës/ Arbër Hitaj: Po përgatit arkitekturën për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2027
Bashkimi i Ministrisë së Brendshme me pushtetin vendor mund të jetë shumë më tepër se një ndryshim institucional. Gazetari Arbër Hitaj e lexon këtë lëvizje të kryeministrit Edi Rama si një sinjal të fortë politik, me sytë te zgjedhjet lokale të vitit 2027. Hitaj argumentoi se fakti që pushteti vendor është vendosur nën të njëjtën strukturë me Ministrinë e Brendshme tregon rëndësinë që kryeministri i kushton bashkive dhe kontrollit të territorit. “Fakti që e ka çuar te Ministria e Brendshme dhe pushteti vendor tregon se Rama ka një siklet me bashkitë”, u shpreh Hitaj. Sipas tij, vendosja e kësaj përgjegjësie në duart e një personi që njeh nga afër pushtetin vendor mund të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë politike. Gazetari e cilëson...
Burimi:
ntv.al