Superkompjuteri parashikon rrugëtimin e Egnatias në Europë! Merr 2 fitore, por nuk e kalon grupin për…1 pikë
Egnatia ka arritur që të kalojë në grupet e Conference League. Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede ishte shumë pranë historisë për kalimin në Europa League, por në fund duhet të mjaftohet me këtë turne. Një superkompjuter ka bërë një parashikim për mënyrën sesi pritet të jetë ky sezon në Conference League, duke dalë me një renditje përfundimtare. E gjithë vëmendja jonë është padyshim tek Egnatia dhe sipas parashikimit të këtij superkompjuteri, Egnatia do të marrë vendin e 26 në renditje nga 36 ekipe që janë në total. Parashikimi në fjalë tregon se Egnatia do ta mbyll grupin me 2 fitore dhe 4 humbje, duke grumbulluar në total 6 pikë. Dhe po sipas tij, Egnatian do ta ndante nga kalimi i grupit vetëm 1 pikë....
Burimi:
sportekspres.com