Sulmoi me drapër ish-vjehrrin e tij/ Arrestohet daja i deputetes Zegjine Çaushi

Sulmoi me drapër ish-vjehrrin e tij/ Arrestohet daja i deputetes Zegjine Çaushi

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Roskovec, pasi dyshohet se ka plagosur me drapër ish-vjehrrin e tij, 67-vjeçarin Enver Gremaj. I arrestuari është identifikuar si Bledar Bakaj, daja i deputetes Zegjine Çaushi. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Suk të Roskovecit. 52-vjeçari dyshohet se është konfliktuar me ish-vjehrrin e tij për motive të dobëta dhe më pas e ka goditur me një mjet prerës, drapër, duke e plagosur në këmbë. Nga hetimet paraprake rezulton se Bakaj kishte shkelur edhe një urdhër mbrojtjeje të vendosur nga gjykata në favor të ish-bashkëjetueses së tij, vajza e 67-vjeçarit. Sipas policisë, ai kishte shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka nisur konflikti. Pas ngjarjes, 52-vjeçari është larguar nga vendi,...