Sulmi ndaj qendrave tregtare, GENER 2: Të respektohet protesta paqësore, shteti të garantojë sigurinë e punonjësve dhe bizneseve

Sulmi ndaj qendrave tregtare, GENER 2: Të respektohet protesta paqësore, shteti të garantojë sigurinë e punonjësve dhe bizneseve

Shoqëria GENER 2 ka reaguar ndaj pasojave që po lë protesta studentore ndaj bizneseve dhe qendrave tregtare në vend. Duke shprehur shqetësim për sigurinë e qytetarëve, punonjësve dhe bizneseve, ajo u kërkon institucioneve të reagojnë me maturi, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore. Reagimi i plotë: Në krye të këtij reagimi, shoqëria GENER 2 thekson se respekton të drejtën për protestë paqësore si pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike. Si e tillë, ushtrimi i kësaj të drejte duhet të shoqërohet me respektimin e sigurisë së qytetarëve, punonjësve, pronës publike dhe asaj private. Në dritën e zhvillimeve të fundit, Gener 2 shpreh shqetësimin për sigurinë dhe vijimësinë e aktivitetit të bizneseve, duke sjellë drejtëpërdrejtë pasoja për mijëra punonjës, familjet e tyre, klientët dhe partnerët e...