Sulmi me dron në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar, Gjermania dyshon për lidhje me inteligjencën ruse
Hetuesit gjermanë kanë identifikuar dy të dyshuarit kryesorë për sulmin e dështuar me dronë në aeroportin e Leipzigut, një ngjarje që autoritetet gjermane e kanë lidhur me një operacion hibrid të Rusisë. Bëhet fjalë për një shtetas bjellorus me pasaportë ruse dhe një shtetas ruso-letonez, të cilët dyshohet se kanë pasur role të ndryshme në përgatitjen e sulmit. Sipas mediave gjermane, gjurmë ADN-je të gjetura në dronë, antena dhe materialet shpërthyese të përdorura në sulmin e 4 gushtit përputhen me ADN-në e shtetasit bjellorus. Ai besohet se kishte hyrë në Gjermani me një vizë turistike të lëshuar në Minsk. I dyshuari i dytë dyshohet se ka pasur rol logjistik. Ai besohet se kishte udhëtuar drejt Berlinit në korrik, më pas kishte marrë një makinë me...
Burimi:
javanews.al