Sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut, një prej autorëve hyri në zonën Shengen me vizë italiane
Autoritetet gjermane kanë identifikuar dy persona që dyshohet se janë të përfshirë në tentativën për sulm me dron në aeroportin e Leipzigut, ndërsa hetimet po shqyrtojnë lidhjet e tyre të mundshme me Rusinë. Sipas mediave gjermane, njëri prej të dyshuarve është shtetas bjellorus, i cili dyshohet se ka edhe pasaportë ruse. Ai kishte hyrë në zonën Shengen me një vizë turistike italiane, të lëshuar nga ambasada italiane në Minsk në fund të muajit prill. Hetuesit gjermanë kanë gjetur gjurmë të ADN-së që dyshohet se i përkasin këtij personi. Sipas raportimeve, ai ka pasur edhe precedentë penalë në vendet baltike. I dyshuari i dytë është një person me pasaportë letoneze dhe ruse. Ai dyshohet se ka pasur rolin e koordinatorit logjistik dhe instruktorit të operacionit. Ky...
Burimi:
javanews.al