Sulmi me armë në Mat/ Gjendet i djegur ‘Golf-i’ i autorëve, dy kallashnikovë brenda

Sulmi me armë në Mat/ Gjendet i djegur ‘Golf-i’ i autorëve, dy kallashnikovë brenda

Policia ka dhënë detaje të reja për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Urakë të Matit, ku një automjet tip “Audi” u qëllua me armë zjarri. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:10, ndërsa “Audi”-i, në pronësi të shtetases S. Ll. (bashkëshortja e shtetasit A. Ll.) ishte i parkuar në oborrin e banesës. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet. Gjatë kontrolleve në zonë, rreth 2 kilometra larg vendit të ngjarjes, në aksin Rrëshen-Burrel, policia gjeti të djegur një automjet tip “Golf V”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. Brenda automjetit u gjetën dy armë zjarri kallashnikov, të djegura pjesërisht. Armët janë sekuestruar si prova materiale. Nga verifikimet rezultoi se “Golf”-i ishte shpallur në kërkim nga DVP...